AKTUALITET

VIDEO/ “Fierin e ka bërë Amerikë”, Rama i kthehet qytetares: Ke hyrë ilegalisht

14:12 - 09.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pavarësisht situatës së tensionuar mes protestuesve dhe policisë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin me banorë të Fierit.




Gjatë takimit, në kuadër të turit “Bashkia që Quam”, nuk kanë munguar as batutat nga kryeministri.

Teksa një grua mori fjalën, Rama po priste që ajo të tregonte për zgjidhjen e problemit të saj nga platforma “Shqipëria që duam”, por ajo ka filloi të përgëzonte kryeministrin.

Pasi e ka kuptuar se zonja nuk do fliste për shqetësimin, Rama i ka kërkuar të ulet dhe ka njoftuar se kishte hyrë ilegalisht në skenë.

Rama: Ja zonja këtu, thuaje rastin

Qytetarja: Përshëndesim kryeministrin Edi Rama. Faleminderit që ka ardhur. Jemi anëtarë partie, votën do ia japim këtij. Kush i ka inat këtij i marrtë të keqen këtij. Ky u bëftë 100 vjet.

Rama: Fol për çështjen, lëre votën.

Qytetarja: Ti u bëfsh 100 vjet kryetar shteti në Shqipëri. Sikur të kishe ardhur para 10 vjetësh do ishte mirë shumë Shqipëria. Falënderoj Armando Subashin, e kemi kryetar bashkie…

Rama: Fol për çështjen tani.

Qytetarja: Më mirë se ka punuar nuk ka. Fierin e ka bërë Amerikë, fshatrat bashkë me Xheladin Malajn.

Rama: Ore ti nuk je e platformës, ke dalë vetë për të mbajtur fjalime! Shko ulu atje. O Zot, ulu-ulu atje. Nuk është e platformës, ka dalë vetë. Ka hyrë në mënyrë ilegale. Unë thashë ça po thotë. O Zot! Po si na hyre kështu. Apo ke parë ata në parlament. Prandaj ikën nga parlamenti ata se donin të merrnin fjalën pa leje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.