POLITIKË

Kryemadhi, thirrje nga Lezha: Mos u ndalni, tik-taku Ramës po merr fund!

12:06 - 10.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI ka qenë sot në Lezhë, ku edhe ka bërë thirrje që të bashkohen kundër qeverisë së kapur nga bandat dhe krimi dhe për të ndërtuar shtet të fortë me të drejta të barabarta për të gjithë.




Kryemadhi ka ftuar shqiptarët të bëhen bashkë kundër regjimit që ka rrënuar vendin, ndërsa ka sqaruar edhe njëherë se pse opozita i dogji mandatet.

“Mandati im si deputete në Lezhë ka qenë ndër më të bukurit dhe unë nga vendi i Besëlidhjes i bëj thirrje shqiptarëve të bëhemi bashkë për të shpëtuar vendit, të rrënojmë shtetin e kalbur dhe të ngremë shtet të fortë, shëndetësor, arsim e drejtësi të barabartë për çdo shqiptar, do sistem të fortë jo lider të kapur, me kriminelë rreth vetes. Ju bëj thirrje, mos u ndalni, mos u sugjestiononi nga presionet, nga trokitjet e policisë nëpër dyer, tik-taku Ramës po merr fund”, – tha ajo.

Duke vijuar më tej shton: “Ne nuk do të dalemi se ky është misioni ynë. Për të kthyer ata qindra shqiptarë që kanë ikur. Ne do të vazhdojmë dhe do të luftojmë sepse nuk kemi asgjë personale me Edi Ramën, por me dështimet e tj si kryeministër. Dështoi me hapjen e 300 mijë vendeve të punës. Rriti çmimet, e energjisë, ujit të pishëm taksat. Ky është misioni jonë për të luftuar këto fenomene. Në fund të fundit në shqiptar jeton me dinjitet në vendin e tij. Ne duhet ta bëjmë të banueshëm këtë vend. Ne kemi nisur një rrugë që mund të jetë e gjatë, dhe e vështirë, por kemi marrë parasysh çdo gjë. Ne nuk diskutojmë mandatin e deputetëve, por të shqiptarëve. Mandati i shqiptarëve është hapja e negociatave me BE-në.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.