AKTUALITET

Dhuna ndaj mjekëve, specializantët e QSUT-së në protestë: Ndihemi të kërcënuar

10:24 - 11.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjekët specializantë në QSUT kanë protestuar sot kundër dhunës të ushtruar ndaj bluzave të bardha.




Vetëm pak ditë më parë, një kolege e tyre, specializante në QSUT u dhuna. Mjekët e rinj kanë deklaruar se ndihen të kërcënuar për jetën dhe në presion gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Në radhë të parë dua të them që jemi në mbështetje të koleges sonë. Jemi në mbështetje të koleges sonë, e cila ishte 24 orë në punë . Ajo ishte duke komunikuar vendimin e qeverisë, pra kalimin e të gjitha urgjencave te Senatoriumi. Jemi gjithmonë nën kërcënimin e familjareve. Ne i kuptojmë , por nuk jemi ne ata që duhet të vuajmë këto pasoja. Ne jemi këtu për të ofruar ndihmën tonë me të gjitha mundësitë që kemi. Kryejmë veprime 24 orë pranë urgjencës. Jo të gjithë paguhemi, kjo varet nga kontratat që kemi nga shteti. Ka shumë specializantë që nuk paguhen. Por, duhet të themi që shërbimet 24 orëshe për disa nga specializantët janë të papaguara”, u shpreh një nga bluzat e bardha në protestë.

Kujtojmë se më datë 7 mars në QSUT u dhunua mjekja specializante e Kirurgjisë V.Z gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndërkohë që në qytetin e Lezhës është dhunuar mjeku Zef Doda. Ky i fundit është qëlluar në fytyrë nga një 24-vjeçar, duke i shkaktuar thyerje të kockave të fytyrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.