LIFE STYLE

Lidhja është argëtuese dhe jeta më e lehtë, pse femrat duan meshkujt qesharakë

12:18 - 11.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Humori është armë shumë e fuqishme për joshjen e femrave. Dhe të  gjithë e dimë se meshkujt me sens të mirë të humorit janë të çmueshëm.




Por, a vlen e njëjta gjë edhe anasjelltas?

Ndonëse meshkujt thonë se u pëlqejnë femrat me sens humori, një studim i ri thotë se kjo faktikisht nuk është e vërtetë.

Paraprakisht duhet të përmendim se hulumtuesit e kanë konfirmuar konkludimin e parë: meshkujt me sens të mirë të humorit kanë më shumë shanse të kenë kontakte fizike me një femër të cilës i pëlqen humori i mashkulli.

Por, kur një femër e bën të qeshë një mashkull, kjo nuk i rrit shanset për marrëdhënie seksuale.  Hulumtuesit kanë nxjerrë edhe një konstatim interesant nga eksperimentet që i kanë kryer.

Ata kanë deklaruar se femrat e lidhin humorin me të qenit më mendjehapur, jo me inteligjencë.

Më herët, supozimi ka qenë se femrat joshen nga meshkujt qesharakë për shkak se besojnë që lloji i tillë i meshkujve janë më inteligjentë. Tani, hulumtuesit sugjerojnë se femrat duan meshkuj qesharakë sepse besojnë që lidhja me ta është më argëtuese dhe jeta bëhet më e lehtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.