AKTUALITET

Video/Lot dhe të shtrirë në rrugë, banorët kundërshtojnë prishjen e banesës te “Petro Nini”

10:23 - 11.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një situatë e tensionuar është krijuar pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Kjo pas prishjes së një banese nga Përmbarimi, që ka sjellë dhe rezistencë nga banorët. Këta të fundit kanë kundërshtuar vendimin, pasi toka e banesës do t’u kthehet ish-pronarëve.




Kjo pasi sipas banorëve të kësaj ndërtese ata disponojnë dokumentacion të rregullt, e toka është në pronësi të shtetit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e policisë. Banorët kanë bllokuar dhe qarkullimin e automjeteve, ndërsa janë shtrirë në rrugë në shenjë proteste.

fototo lsaaa petro nini petronini shpiaa
<
>

Nga banorët mësohet se ata janë në konflikt me një firmë ndërtimi, e cila ka fituar procesin gjyqësor, i cili ka nisur 22 vite më parë.

Në këto dy banesa jetojnë jo pak, por 15 persona. Nga kjo situate e krijuar, njëra prej banoreve eshte ndier keq dhe ka mberritur ambulanca, duke e transportuar ne spital.

“Na morën jetën, na pushkatoni”, dëgjohen teksa ulërasin zonjat e shtëpisë.

Ndërkohë që, godina e cila do të shembet është përfshirë nga flakët krejt papritur. Dyshohet se rënia e zjarrit të jetë e qëllimshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.