POLITIKË

Video/ Përplasje tek Gjykata në Fier. Kryetari i PD: Po bëhet reprezale

12:09 - 12.03.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përplasje ka patur ditën e sotme edhe në Fier, teksa kryetari i PD është ndaluar të hyjë në sallën e gjyqit ku dhe zhvillohej seanca për protestuesit e 16 shkurtit.  Kreu I Partisë Demokratike në Fier Luan Baci, ka bërë thirrje krerë të të policisë së shtetit dhe vetë minstrit Lleshaj të ndalin atë që e quan presion ndaj qytetarëve.




“E vërteta është njësoj sipas denoncimit që kam bërë në rrjetet sociale. Absolutisht, që nga dita e premte që filluan protestat dhe të shtunën kanë filluar procedime, arrestime dhe më e keqja është se shkojnë tek çdo qytetar që ka qenë në protestë qoftë edhe me duar në xhepa dhe venë nëpër shtëpi në orët e vona të natës dhe bëjnë presion. Ka me dhjetëra dhe me qindra qytetarë fierakë , që nuk po flenë në shtëpi e tyre, por po flenë në hotele dhe tek të afërmit e tyre. Listat që unë publikova i kam siguruar nga komisariati i Fierit nga drejtoria e Policisë dhe vijojnë të kërkojnë në zonat përreth. Kanë shpërndarë të gjithë policinë.

Unë i bëj thirrje drejtorit të policise, ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj, kryeministri nuk i bëj thirrje sepse ai është një person i papërgjegjshëm për mua dhe gjerë sa lejon një terror të tillë qoftë edhe diplomatikisht nuk  duhet të vepronte në këtë mënyrë pas vizitës që bëri në Fier. Nuk mund të lejonte të vijonte një reprezalje e tillë mbi baballarët me fëmijë të vegjël që rinë të fshehur nga frika e Ramës.Në këto momente që flasim janë katër person në polici të arrestuar, por nga momenti në moment  ky informacion nuk është i saktë, pasi tani mund  të ketë edhe të tjerë të arrestuar. Mua me kanë bërë një telefonatë që të premten që të paraqitesha urgjent në polici, por vajta të nesërmen. Nuk më thanë gjë, me thanë se nuk kemi gjë me ty!. Ndoshta më kanë lënë për në fund mua, këtu jam dhe nuk kam ndërmend të fshihem dhe jam gjithë ditën në qytetin e Fierit dhe do të lëviz me këmbë e do ta kenë shumë të kollajtë për të më kapur”, tha  Baçi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.