BOTA

SHBA presion Gjermanisë: Mos bëni marrëveshje me Huawei

10:37 - 12.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë presion Gjermanisë se do të kufizojë ndarjen e informacioneve sekrete me Berlinin, nëse lejon Huawei të marrë pjesë në rrjetin e saj 5G.




Paralajmërimi erdhi përmes një letre që ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i dërgoi ministrit gjerman të Ekonomisë.

Sipas “Wall Street Journal”, Grenell shkruante në letër se sistemet e sigurta të komunikimit janë thelbësore për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe inteligjencës, dhe se firmat si Huawei mund e cënojnë atë.

Paralajmërimi shënon një përshkallëzim në përpjekjet e administratës Trump për të bindur aleatët që të bojkotojnë gjigantin e teknologjisë kineze.

SHBA-të, Australia dhe Zelanda e Re kanë bllokuar të gjitha firmat lokale nga përdorimi i pajisjeve Huawei për të siguruar teknologjinë për rrjetet e tyre 5G.

Huawei ka nisur një strategji më agresive në muajt e fundit për të kundërshtuar atë që e konsideron si një fushatë amerikane të “ndotur”.

Javën e kaluar, ajo paraqiti një padi kundër qeverisë amerikane mbi një ndalim që kufizon agjencitë federale nga përdorimi i produkteve të saj, duke argumentuar se është “jokushtetuese”.

Huawei gjithashtu ka publikuar reklama në shtypin e huaj dhe ka ftuar gazetarë të huaj për të vizituar kampuset e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.