AKTUALITET

Protesta, Basha i vendosur: Nuk do tërhiqemi pa larguar Edi Ramën

14:08 - 16.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në deklaratën e parë gjatë protestës së sotme, kryedemokrati Lulzim Basha, ka thënë se nuk do të tërhiqen por do t’i shkojnë deri në fund.




Sipas Bashës, fundi do të jetë kur Edi Rama të largohet nga pushteti, të cilin e ka fituar falë lidhjeve të tij me krimin.

“Kjo protestë është jetike për Shqipërinë. Shqipërinë e ka destabilizuar krimi. Shqipërinë e destabilizojnë kriminelet që i mbyllin derën medias më para, kërcënime. Pa larguar Edi Ramën, Shqipëria nuk do të ketë paqe.

Shqipëria është e destabilizuar nga krimi dhe derisa ta çlirojmë do ta jemi në çdo protestë. Nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe drejtësi dhe kush thotë të kundërtën rreshtohet më krimin”.

Basha ka shtuar se policia e Sandër Lleshaj po provokon protestuesit, teksa refuzoi të komentonte deklaratat e bëra ditën e djeshme nga ambasada Amerikane si edhe Delegacioni i BE-së në vendin tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.