KULTURË

“Urimet më të mira për 1999” në GKA

15:45 - 29.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Urimet më të mira për 1999” është printuar në një kartolinë përshëndetëse të konceptuar nga artisti Robert Berry. Kjo kartolinë kthehet në një shënim prezantues të një koleksioni të vetëm të bërë bashkë për Galerinë Kombëtare të Arteve nga artisti konceptual, Jan Dibbets. Në 1999-ën, ekzaktësisht 20 vite përpara, këto vepra arti erdhën në Tiranë për të gjetur një situatë specifike psiko-gjeografike dhe akustike në qytet. Ekspozita që çelet sonte në Galerinë Kombëtare të Arteve rivendos në skenë këtë koleksion, duke adresuar kolapsin e perceptimeve të kohës dhe pikëprerjet mes koleksionit, veprave të artit dhe qytetit të Tiranës. Urimet më të mira për 1999-ën gjen ritmin e saj përmes kohës. Ekspozita shpaloset përmes një numri të ngjarjeve, përfshirë takime publike, rituale, performanca, diskutime dhe një programi edukativ.




Ekspozita përmban punë nga:

Marina Abramović/ Pierre Alechinsky/ Giovanni Anselmo/ Karel Appel/ Eduardo Arroyo/ Frank Auerbach/ John Baldessari/ Robert Barry/ Georg Baselitz/ Ross Bleckner/ Stanley Brouwn Günter Brus/ Daniel Buren/ Patrick Caulfield/ Hanne Darboven/ Richard Deacon/ Nicola De Maria/ Christo and Jeanne-Claude/ Jan Dibbets/ Helmut Federle/ Günther Förg/ Leon Golub/ Dan Graham/ Georg Herold/ Damien Hirst/ Jenny Holzer/ Douglas Huebler/ Cristina Iglesias/ Alex Katz/ Mike Kelley/ Mark Kostabi/ Konrad Klapheck/ Joseph Kosuth/ Sol ///LeËitt/ Richard Long/ Sarah Lucas/ Markus Lüpertz/ Brice Marden/ Allan Mçollum/ Guy Mees/ Juan Muñoz/ Mimmo Paladino/ Gilbert & George/ Jaume Plensa/ Ed Ruscha/ Marien Schouten/ Thomas Schouten/ Richard Serra/ Niele Toroni/ Toon Verhoef/ Didier Vermeiren/ Carel Visser/ Lawrence Weiner Jan Voss. Arnisa Zeqo është një historiane arti, kuratore dhe edukatore në Amsterdam. Së fundmi (2015–2017), ajo ka punuar për ekspozitën ndërkombëtare “Dokumenta 14” në qytetet e Athinës dhe Kassel-it. Arnisa ishte përgjegjëse për programet e edukimit (aneducation) në Athinë dhe inicuese e Shoqatës së Miqve të Ulises Carrion-it në “Parlamentin e Trupave”. Arnisa ka bashkëthemeluar hapësirën e artit ‘rongwrong’ në/ 2011 në Amsterdam.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.