MILOSAO

“Çuditë” e Sami Frashërit “E dëgjoi një orë në acar lypësin, sepse fliste mrekullisht arabisht”

18:00 - 31.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Hikmet Feridun Es dhe Kujtim Nuro




Mos merrni pluhurat e dhomës

Megjithëse ishte një njëri jashtëzakonisht i rregullt, në shkallen më të fundit, burri me i qetë i botës, marrja e pluhurave të dhomes dhe tavolinës që punonte, si dhe zhvendosja e letrave e nervozonte atë në menyre të jashtëzakonshme. Edhe zhvendosja e një letre nga vendi, bile dhe ndryshimi I vendosjes se një libri mund të dëmtonte punën e tij. Me të parë marrjen e pluhrave në dhomën e tij do të pyeste: Përseri janë ngatërruar librat dhe doreshkrimet e mija? Ai ishte një person i pashendetshem, në atë shkalle që do të habiste dhe atë dhe kishte çdo lloj sëmundjeje. Për ketë arsye, ishte e domosdoshme marrja e pluhrave dhe ajrimi i dhomës se tij. Për ketë, vajza kishte gjetur një menyre lehtësimi. Kishte marre zarfa të vegjel dhe doreshkrimet, letrat, shenimet i vendoste veç e veç brenda tyre, duke mos i dhënë keshtu mundesi as humbjes, bile as të një copeze letre me të vogel.
Miqtë, të cilËt vinin mbasdite tek Samiu .
Sami Frasheri nuk e ka prere asnjëhere mjekren. Nuk shkonte tek berberi. Atë e rregullonte vetë me doren e tij dhe çdo mengjes e lante me sapun. Ngrenja vazhdonte dy ore e gjysem. Nuk vendosi asnjëherë zarzavate në goje. Lypesi, të cilin e dëgjoi një ore nën deborë sipër ures. Letrat, të cilat u shkruan në shtatë gjuhe. Njëriu, i cili, morri me shume letra. Postieri i ndaluar.
Darka në
shtëpinë e Samiut
Kjo formon dhe një nga kapitujt me të rëndësishëm të jetës ditore të dijetarit të madh. Në atë kohe, ndofta askush në shtëpinë e tij, nuk qëndronte kaq shume në sofer. Por, në shtëpinë e Samiut, darka vazhdonte dy ore, ndonjëherë dhe dy ore e gjysem. Dijetari tregonte kujtimet e tij gjatë internimit, i cili kishte bërë në Trabllusin Përndimor(Tripoli -K.N)), anekdotat me të qeshura. Keshtu ishin shumica e mbremjeve, në kohen që kryekuzhinieri tregonte të gjitha përgatitjet. Ai i kishte dhënë Sami Frasherit, emrin “Pejgamber”. Në fillim do të vinte supa, pastaj me shumice peshku. Sami Frasheri nuk vendosi në goje zarzavatet. Ai, ketyre u kishte venë emrin “barishte”. Nuk përdori asnjëhere në menyre kategorike vajin e ullirit. Pëlqente shume byrekun, vecanërisht byrekun me spinaq dhe pitën me brume të ardhur. Përkundrejt ketyre, e urrente zakonisht pilafin. Gjatë dimrit, jashtë në kohen që debora binte qetë-qetë dhe floke -floke, gjeja e pare që vinte në sofer, ishte supe tërhanaje me pipër të kuq dhe e nxehtë, brenda një tasi të madh porcelani. Ky tas përdorej vetëm për supen. Mbas ngrenjës, e cila vazhdonte deri dy ore e gjysme, ulej dhe do të shtrihej menjëhere, në oren me të hershme të mbremjes, sepse ishte e nevojshme të ngrihej herët, përpara se të lindtë dielli. Në krye të krevatit ishte vendosur një shandan dhe një mbështetëse trekendore. Sipër kesaj mbështetëses liheshin shishja e bojes, e cila nuk derdhej, një penë, ora e madhe që e ka përdorur gjatë gjithe jetës dhe letra me ngjyre blu të fortë. Në kohen që shtrihej, tërhiqte deren duke thënë: Zotëri, Perendia të dhentë qetësi!
AfËr mbrËmjes,
vinin miq nga India
Mirepo, shume here, puna nuk ishte keshtu. Në kohen që ora ishte 11. 30′ e mbremjes, dera trokiste: tak-tak. Menjëhere do të shikoje gjashtë persona, zakonisht në gjendjen e një delegacioni, një grup miqsh të ardhur nga Afganistani, sepse shkencetari i gjuhesise njihej në të gjithe botën Lindore. Ai, me ata, shkëmbente vazhdimisht letra në çdo gjuhe. Vizitorë intelektualë, mendimtare të vendeve të Lindjes, të cilet vinin nga Afganistani, India, Buharaja, Semerkanti, bile shkencetare myslimanë kinezë, duke menduar rrugët për në Stamboll, pa pyetur emrin e asnjë hoteli, drejtoheshin direkt dhe në shtëpi. Ata, të cilët, kishin dëgjuar emrin e tij në kohen që ishin në vendet e tyre dhe ata që kishin letërkembim me atë, do të trokisnin në derën e shtëpisë se Sami Frasherit, në cilëndo ore qoftë. Mirëpo, siç do të spiegojme në shkrimet e tjera që Samiu ndodhej në një gjendje të tmerrshme financiare, bile në 11.30′ të mbremjes sofra, përseri, do të shtrohej menjëherë. Misafiret dijetare, të cilët vinin nga vende të ndryshme si Afganistani, India, Kina, do t’i mirëpriste në menyre të përkryer, të shkalles me të fundit. Bile, në të njëjtën kohe, do të bashkoheshin në shtëpi 2-3 grupe misafiresh, të ardhur nga dy-tre vende të ndryshme. Në ketë menyre, shandanët me qirinj shtoheshin në shtëpi, beheshin gati dhomat e fjetjes, mangallet do të shkonin në dhomat e miqve. Në shtëpi, Samiu fliste në mënyrë perfekte me ata në gjuhen e secilit, vec e vec. Gjuhet, që ai dinte ishin: Turqisht, Greqishten e Re dhe të Vjetër, Latinisht, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht, Arabisht, Persisht. Gjithashtu, ai kuptonte dialektet e ndryshme Indianë. Samiu do të ndientë mjaft kenaqësi nga të folurit me shkencëtaret e ardhur nga vende të largeta. Bile, ndonjëhere, do të ishin misafire për jave të tëra, ndonjë, do të ishte misafiri i tij në menyre të vazhdueshme, si Mesuti nga Tunizia.
Letrat e shkruara në shtatë gjuhe të veçanta
Jo vetëm misafiret, por dhe letrat e tij ishin mjaft interesante. Dijetari ishte njeriu i kohes, i cili merrte me shume letra. Numri i letrave që ai merrte aq shume, ishte i atille, sa që do të bentë xheloz dhe yjet e sotme të kinematografise. Nga që përgatiste fjalorë të lidhur me Lindjen dhe Perëndimin, i vinin letra në gjuhe të ndryshme, nga vendet me të largeta të botës, nga qytete të Afrikes dhe të Azise, që nuk e pristë. Keto, shumica e tyre ishin të dhena për vendet, njerëzit, ngjarjet, të cilat i duheshin për fjaloret që po përgatiste. Për llogari të Samiut, punonte një Lindje dhe atij i dergoheshin të dhenat. Ashtu sic i bejnë institucionët e sotme modernë të shkences, dhe Samiu do të ndihmohej prej tyre. Dijetaret, mendimtaret dhe intëlektualet, të cilet vinin ketu, ishin ata, që ai kishtë me se shumti letërkembimin. Bile, dhe letrat që vinin, ishin shtuar aq shume sa Sami Frasheri kishtë një sherbim të posacem postar. Një njëri ishte caktuar vetëm për ketë punë. Samiu, mbasi mbaronte shkrimin, u shkruante përgjigje letrave që merrte. Ndonjëhere letrat, të cilat shkruante, ishin të ndara vec e vec, në shtatë gjuhe. Njeriun e Sami Frasherit, i cili jepte në postë dhe që merrte nga posta 15-20 letra në një ditë, bile kishin dyshuar për ketë letërkembim dhe e kishin ndaluar. E kishin shpetuar njëhere njeriun e dhimbshem, që ishte ndodhur në një gjendje të veshtire. Interesimi i gjuhes nuk qëndronte vetëm në shkrimin e letrave në shtatë gjuhe gjatë letërkëmbimit me miqtë, të cilet i shkruanin keto gjuhe, por dhe në përgatitjen e fjaloreve. Me poshtë, po tregojme një kujtim tregon se sa shume Samiu përpiqej për gjuhen shkencore.
Nën rËnien e dËborËs, ka dËgjuar njË orË njË tË vobektË
Debora bintë shtruar-shtruar, floke-floke. Vajza e madhe dhe femijet e tjere të tij se bashku me babain e tyre, Samiun, po zbrisnin për një punë në Stamboll. Kjo është një nga ngjarjet e jashtëzakonshme të shkencetarit. Sepse, duke mos qenë i detyruar,ai nuk zbriste në Stamboll. Akoma me tepër, për shkak të shendetit të tij të dobet, në shkallen me të fundit, nuk dilte shume nga shtëpia në kohen me debore dhe me shi. Babai me femijet po kalonin nga ura, ku kishtë grumbuj njërezish. Në atë kohe, ura Karakoy ishtë “një galeri të mjeresh”. Kishte nga ata, të cilet degjonin lutje të cdo lloji, të cdo lloj kombesie dhe nga cdo lloj gjuhe. Duke qenë se ishtë ftohtë, në kohen që Samiu po ectë shpejt e shhpejt, ndalon përnjëheresh përpara një të mjeri . Po e degjontë atë, duke thenë lutje në gjuhen Arabe. Samiu, menjëhere u kthehet femijve të tij: Një Arabishtë e mrekullueshme. Ky njëri është nga ata që e flet me bukur Arabishten, që ka theksin me të bukur të gjuhës Arabe. Degjoheni me vemendje! Dhe se bashku me femijet, ai si dobet që ishte, që trembej nga të ftohtit, që vuantë nga ajo kohe, plotësisht një ore, nën renien e debores shtruar- shtruar, floke- floke, po me të vërtetë po dëgjonte të vobektin, i cili thoshte në një menyre të mahnitshme, lutje dhe poezitë me të vjetra në Arabisht. Bile, u beri me shenjë femijeve ku ndodheshin dhe u thotë: – Ndoshta, a nuk mund ta marrim në shtëpi ketë burre për t’iu mesuar juve gjuhen Arabe. Ja, Samiu, në ketë menyre, nën renien e debores, për të mesuar dicka të re, do të degjonte të vobektit, të cilet recitonin mbi ure, lutje në gjuhet e tyre të vecanta me njëra- tjetren. Samiu ishte gati t’i merrte ata në shtëpi. Me trupin e tij shendetlig, një ore nën renien e debores për të degjuar Arabishtën e të vobektit, i kushtoi atij një e ftohur e rende. Por, ai, përseri, ishte i kenaqur për ketë. I vobekti, nuk u muarr në shtëpi, por Mehmeti nga Tunizia, i cili dinte mjaft mire shume gjuhe të huaja, u vendos në shtëpi. Në ketë menyre, shtatë femijet që ndodheshin në shtëpi, dhe 2 femije të tezes, në cdo 15 ditë, një nga një do të merreshin në provim për gjuhet që kishin mesuar nga Samiu. Samiu, gjatë mesimit të gjuhes se huaj, kerkontë që asnjë person, sado gjuhe të vecanta apo shume gjuhe, nëqoftëse dinte, të mos i ngatërronte me Turqishtën. Psh: Edhe pse e dontë shume gjuhen Arabe, nuk deshirontë përzierjen e fjaleve Arabe me fjalet Turqisht. Përballe stafit të gazetës” Servet-I Funun”, ai thoshtë: -Keta femije do të përparojnë shume, por gjuha Turke duhet të thjeshtëzohet . Hysein Rahmiun e dontë shume,(shkrimtar Turk : 1864- 1944-K.N.)nga që I afrohej shume gjuhes se të folurit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.