MILOSAO

Poezia nga Inis Jorgo

18:00 - 31.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Inis Jorgo




MES HESHTJES..
Nuk do të të thërras dhe pse e di
Se zërin m’a dëgjon
Nuk do të të flas por do t’afrohem
Mes gjetheve të shkelura
Kuptoje se pranë më ke
Mes heshtjes le të flasim,
E di që malli të ka marrë
Ndaj ti dërgoj mëngjeset
Takoji ato e prekja vesën
Se mua do t’më prekësh
Ti ndjeja erën, dritën merrja
E unë le të errem !
E di se malli do t’ket marrë
Kështu me ndodh dhe mua..
Pranë do të vi por s’do të të zgjoj
Tundimeve të tua..
Unë të premtoj, se s’do të të flas
Veç do të të coj mëngjeset
Ti do e dish, për ty jam nisur
Mes heshtjes e mes vesës ..

MONOLOG NË ERRËSIRË
Përse kërkova falje kur gabim nuk ndjeja?
Përse mendova se ka kohë, ndërsa pritja kohën vriste?
Përse u frikësova, kur kurajon e kisha pranë?
Përse arsyen e kërkova, mendjeve ku ajo mungonte?
Përse desha të arratisem, kur muret më rrethonin?
Përse desha të rritem aq shpejt dhe të jem fëmijë harrova?
Përse renda pas të përsosurës, kur tek e zakonshmja ajo fshihej?
Përse nuk të telefonova, kur ti sa shumë e prisje?
Përse i shmangesha ndryshimit, kur përmes tij, vec rritesha?
Përse melankoninë, kur jeta kishte aq ngjyra.. ?
Përse qesha aq pak, kur shpirti donte të vallëzonte?
Përse mendova “për një ditë”, kur cdo ditë ishte ajo që prisja?
Përse tentova vetminë, kur ajo mbërriti aq papritur?
Përse luftova me të djeshmen, kur e nesërmja ishte aq pranë? ?
Përse prisja “momentin”, kur sekreteve ai qe strukur?
Përse i shkrova këto rreshta e nuk mbusha një gotë verë?…..
…….……………………………
Qepallat po më mbyllen e s’po më binden……..përse?

DIMËR KANADEZ….
E pashë dimrin përsëri sot
Ja ndjeva therjen kur trupit m’u ngjit
Bashkë me mëngjesin heshtje-ngrirë
Mëngjesi i ftohtë, që nis një ditë ..

Një tjeter ditë e dimrit tim
Mundohem mes tij, të gjej, të shijoj
Dritareve përtuar rrjedh mendimi
E nga fryma ime ai ndryshon formë

Ky dimër mendon se më ka pranë
Mëngjesi i heshtur njësoj mendon
Nje dre sy-bukur ka ndalur e më sheh
Kopshtit të zbrazur me pas vrapon

Tashmë jam mësuar me këtë stinë
M’u desh pak kohë, s’është her’e parë
Përherë mëngjeseve këtu do jem
Mëngjeseve gri, me diell të rrallë..


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.