OPINION

Gjej rastin me rrejtë… lirshëm

23:35 - 01.04.19 Alma Nikolli
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Shkruani për tema si deti, era, një kalorifer, për një tramvaj me vonesë. Nuk ekziston aspak një gjë më poetike sesa një gjë tjetër”, thotë Benini. Ndaj i jap vetes lirinë të shkruaj për gënjeshtrën. Me të njëjtën logjikë, dukshëm aspak poetike.




Po e “përdor” Beninin që shkrimi të ngjajë intelektual, megjithëse në vijim kam në plan të gënjej, lirshëm. Po bëj atë që bëjnë opinionistët. Shumë nga ata që shohim përnatë në televizione, ata që i dinë të gjitha. Ata bëjnë “poezi” për vrasjet, për ligjet, për qëndrimet e Amerikës, për pensionistët, për të varfërit. Nuk ekziston një lajm më poetik se një tjetër.

Ata sonte më duken më të zënë ngushtë. Flasin, e flasin…edhe gjithkush e di se po gënjejnë. Janë vetvetja. Është 1 Prill.
S’dua të bëj armiq, madje e di që as nuk kanë për të më lexuar, por fundja a nuk meritoj edhe unë të kem lirinë të gënjej? “Të kap ndonjë klikim” duke folur për ta?
Unë nuk jam më e mirë se të tjerët. Edhe pse sot pranova të gënjej duke e ditur që askush nuk do ta besojë.

I gjithë qëllimi ishte që unë të shkruaja pa thënë asgjë. Shumë zhurmë për të thënë asgjë. Këta jemi ne të medias sot. Ne të ashtuquajturit gazetarë dhe ata që japin materiale për tituj bombastikë, që janë gënjështarë të besueshëm, që janë opinionistë.

Gjithçka që shkruajta është një gënjeshtër, pendohuni që më lexuat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.