Intervista

Një këngë shqip? Rita Ora: Patjetër

12:06 - 30.04.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rita Ora ka deklaruar se do të ishte kënaqësi që një ditë të realizonte një këngë shqip. Ajo e ka bërë këtë deklaratë gjatë një interviste në Zvicër, ku ka shpjeguar edhe suksesin ndërkombëtar të bashkëkombaseve të saj, Dua Lipa e Bebe Rexha.




“Muzika dhe kërcimi janë në venat tona. Unë mendoj që është e mrekullueshme fakti që kemi mundësinë për të treguar talentin tonë nëpër botë”, ka deklaruar Rita.

Gazetarja: Si është marrëdhënia jote me Kosovën?

Rita Ora: Pavarësisht se jam rritur në Londër, prindërit më kanë folur aq shumë saqë jam gjithnjë krenare që jam nga Kosova.

Gazetarja: A e vizitoni shpesh atë?

Rita Ora: Sa herë që të mundem, që të shpenzoj kohë me familjen time.

Gazetarja: Që nga viti 2015 jeni nderuar si ambasadore e Kosovës. Çfarë kuptimi ka për ju kjo?

Rita Ora: Është një nder i madh për mua që të kem mundësinë për të përfaqësuar vendin tim, kështu që i marr detyrat shumë seriozisht.

Gazetarja: Bashkë me ty, Dua Lipa dhe Bebe Rexhën janë disa këngëtare që kanë sukses ndërkombëtar nga vendi juaj. Si e shpjegoni ju këtë?

Rita Ora: Muzika dhe kërcimi janë në venat tona. Unë mendoj që është e mrekullueshme fakti që kemi mundësinë për të treguar talentin tonë nëpër botë.

Gazetarja: Një këngë shqiptare, do ta realizoni?

Rita Ora: Patjetër, do të ishte kënaqësi të realizoja një këngë shqip një ditë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.