POLITIKË

Video/ Basha: Nëna e të gjithë të këqijave në Shqipëri është Rama

19:59 - 02.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryedemokrati, Lulzim Basha tha nga Elbasani se nëna e të gjithë të këqijave në Shqipëria është vjedhja e zgjedhjeve nga kryeministri Edi Rama. Shefi i selisë blu pohoi se opozita e bashkuar është e vendosur për të larguar kryeministrin Edi Ramën dhe për të krijuar të ardhmen e të rinjve në vendin e tyre.




“Unë e di se në këtë protestës jenë bashkuar hallet dhe problemet e qindra të rinjve, nga Elbasani, nga universiteti i Elbasanit. Të rinjtë largohen se nuk gjejnë shpresë dhe ekonomi, sepse paratë publike përfundojnë tek Edi Rama dhe ministrave të tij. Nuk lënë asnjë aset publik pa vjedhur e shpërdoruar. Nëna e të gjithë të këqijave është vjedhja e zgjedhjeve nga Edi Rama.

Duke vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka shkaktuar dëshpërimin më të thellë. Me Ramën nuk ka sigurim, punësim dhe Europë.

Me Edi Ramën nuk ka punësim masiv, por ka drogë.  Jemi për të vendosur largimin e Edi Ramës. Nuk ka më forcë mbi tokë që e shpëton. Ne jemi sot në këtë betejën për më shumë se kaq. Me fitoren e kësaj beteje, do t’i japim fund makthit të varfërisë që ka pllakosur kudo. Do t’u japim të rinjve perspektivën e Shqipërisë si e gjithë Europa.

Në këtë vend nuk  mungon asnjë resurs, por mungon ligji dhe kushtetuta. Kjo betejë ka transformuar Shqipërinë në një mënyrë përfundimtare dhe themelore. Kjo është maxhoranca sociale dhe morale në vend. Ne do t’i japim fund tranzicionit të tejzgjatur dhe për t’i hapur rrugë integrimit në Europë. Pa zgjedhje të lira nuk mund t’i  japim fund varfërisë”-tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.