AKTUALITET

Video/ Aksident tragjik në Peqin-Elbasan, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur rëndë

11:35 - 03.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i vdekur dhe dy të plagosur. Është ky bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Gjocaj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.




Sipas të dhënave paraprake të policisë, tre persona kanë marrë dëmtime të rënda dhe janë dërguar në spital por njeri prej tyre ka ndërruar jetë rrugës.

Dy të plagosurit janë identifikuar si Ismail Hoxhallari dhe Gëzim Braho nga Korça.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Peqin/ Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjocaj” Peqin, janë përplasur dy mjete, për pasojë një shtetas ka ndëruar jetë rrugës për në Spital ndërsa 2 shtetas të tjerë janë dërguar në spitalin e Peqinit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.