OPINION

Edi Rama…Loja hero-tradhtar!

10:14 - 03.05.19 Nga Enver Robelli
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur Edi Rama tha në Beograd se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, mijëra shqiptarë dolën në rrugë dhe e hodhën vallen me tupan e surle. Ishte pak irracionale ajo dalldi, por nejse, gëzimi i papërmbajtshëm duket simpatik.




Tash një përshëndetje mes Edi Ramës dhe kryetarit serb në Berlin, ku ata dy shihen duke u përqafuar shkurt, po shërben që patrioti i djeshëm Edi Rama të përshkruhet sot si tradhtar. Kjo pamje po shfrytëzohet nga mbështetësit e kryeministrit të Kosovës për të bërë krahasime fluturuese – dje Enver Hoxha me Dushan Mugoshën, sot Edi Rama me Aleksandër Vuçiçin. Pjesën tjetër mund ta merrni me mend – tradhti ndaj Kosovës.

Ndoshta është sakrilegj, por duhet t’u përkujtohet propagandistëve se pasi u zgjodh kryeministër i Kosovës për herë të parë në vitin 2004, Ramush Haradinaj i dha një intervistë një gazete austriake, ku thoshte se edhe Kosova duhet t’i kërkojë falje Serbisë për krime të luftës.

Për kontaktet e tij me Milan Radoičić-in tashmë dihet. Andaj loja hero-tradhtar është e pafundme. Si Kosova, si Shqipëria kanë nevojë të madhe për politika zhvillimore dhe jo për gozhdime të përditshme mes politikanëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.