AKTUALITET

Betimi i Bashës: Për atë Zot, Shqipëria do ta arrijë standartin e Kosovës që në mandatin e parë

13:07 - 04.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Lezha u betua se standartet e Shqipërisë do të ndryshojnë që në mandatin e parë qeverisës të Partisë Demokratiike.




Pasi deklaroi se rrogat e mjekëve do të jenë 1200 euro, ndërsa të infemierëve 700 euro, Basha garantoi se nën qeverisjen demokrate vendi ynë do të arrijë së paku standartin e Kosovës.

 “Një nga shtyllat kryesore të programit tonë është që në radhë të parë t’i japim fund hemorragjisë së mjekëve dhe infermierëve dhe të vendosim këtu në Shqipëri standarte finanaciare të mbështetjes për mjekët dhe infermierët, që jo vetëm do të garantojnë se do të mbeten dhe do të shërbejnë, por do të shërbejnë me dinjitet dhe pa korrupsion, me rrogën minimale për mjekun 1200 euro dhe për infermierin 700 euro në muaj. Që nuk janë standartet e Gjermanisë, nuk janë standartet e Zvicrës, por janë standartet e Kosovës. Dhe për atë Zot, standartin e Kosovës Partia Demokratike do ta arrijë që mandatin e parë dhe pastaj do të shkojmë më tutje”, deklaroi Basha.

Ndërsa cilësinë e medikamenteve që konsumojnë shqiptarët, Basha e krahasoi me cilësinë e telenovelav indiane.

“Së dyti, dhënien fund të mafies së famaceutikës që po helmon shqiptarët me ilaçe false, pseudo ilaçe, që e kanë cilësinë më të dobët se sa telenovelat indiane, që nuk sjellin asnjë efekt, por që shpesh sjellin efekt të kundërt”, kryedemokrati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.