Kryesore

Video/ Kryemadhi: Si doktoreshë e fallxhore që jam, ja si e parashikoj të ardhmen e Shqipërisë

12:34 - 04.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lëvizja Socialiste për Integrim po mban sot Konventën e saj Kombëtare. Kryetarja e kësaj force, Monika Kryemadhi e ka nisur fjalën e saj duke dhënë parashikimet që ka për të ardhmen e  Shqipërisë.




“Edhe si doktoreshë edhe si fallxhore e parashikoj të ardhmen e Shqipërisë të ndritur e të begatë”, ka deklaruar Kryemadhi.

Për herë të parë, Konventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodh jo me me deputetë, por me qytetarë të thjeshtë siç tha edhe kryetarja Monika Kryemadhi.

“Konventa kombëtare e LSI-së, mblidhet për herë të parë si shqiptarë të thjeshtë, pa mandat deputeti. LSI-në nuk e bëjnë njerëzit, e bën shpirti, dashuria që kemi ne për njëri-tjetrin.

LSI është si doktori që do të shërojë të sëmurin e përhershëm, për të shëruar sëmundjen kronike që Shqipëria ka 30 vjet në tranzicion që e kalon, edhe si doktoreshë edhe si fallxhore e parashikoj të ardhmen e Shqipërisë, të ndritur të begatë, pa Edi Ramën kryeministër.

“Jo t’i presim thonjtë, por t’i presim dorën oligarkëve të këtij krimi që ka futur dorën në xhepin e shqiptarëve. Ne duhet të ngremë një sistem që të presë cdo dorë që do të dojë ta bëjë këtë. Kjo bëhet edhe me vullnet politik, por tani duhet me ligje, e shkruar e zeza në të bardhë”, tha Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.