AKTUALITET

Video/ Liria e medias, SHBA: Nëse zgjidhni të vërtetën, ne na keni në krah

09:00 - 04.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Valentina Madani – Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane deklaroi se kjo ditë duhet të shërbejë si një kujtesë për politikanët që të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës. Në një postim në “Facebook”, ambasada amerikane shprehet se kjo ditë është gjithashtu ditë reflektimi edhe për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit. “Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben si një kujtesë për qeveritë dhe politikanët që të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës. Është gjithashtu edhe një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit. Në të njëjtën kohë, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të mbështetur mediat dhe gazetarët që janë shënjestra të censurës, kërcënimeve dhe dhunës. Ky studim mbi profesionistët e medias, i kryer nga IDRA, nënvizon këto çështje të rëndësishme”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.




Takimi
Ambasada e SHBA-ve prezantoi dje në një takim me gazetarët e degës Gazetarisë në Universitetin e Tiranës gjetjet e studimit “Panorama e Medias në Shqipëri”. Studimi me profesionistët e medias u realizua nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri nga ku vërehet se Mediat në Shqipëri censurohen. I pranishëm në eventin e prezantimit ishte z. Brian Beckman, shef i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Ai u kërkoi gazetarëve që të sfidojnë presionet politike, duke thënë të vërtetën. “Ju sfidoj të kërkoni dhe të tregoni të vërtetën. Ju mund t’i jepni formë të ardhmes së Shqipërisë.

Nëse zgjidhni të flisni të vërtetën, ne do të na keni në krah”, deklaroi z. Brian Beckman. Në fjalën e tij, z. Beckman, shef i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri nënvizoi: “Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë lirinë e shtypit si përbërës kyç të qeverisjes demokratike. Shoqëritë demokratike nuk janë të pagabueshme, por ato japin llogari dhe shkëmbimi i ideve qëndron në themel të qeverisjes që jep llogari. Media promovon debat aktiv, ofron raportim investigativ si dhe shërben si forum për të shprehur pikëpamje të ndryshme, sidomos në emër të atyre që janë të margjinalizuar në shoqëri”. Më tej, z. Beckman u shpreh: “Sot, në Ditën e Lirisë së Shtypit, ju sfidoj të kërkoni dhe tregoni të vërtetën. Mund t’i jepni formë të ardhmes së Shqipërisë. Nëse zgjidhni të flisni të vërtetën, ne të na keni në krah”. Në takimin e djeshëm, gazetarët shprehen të shqetësuar për presionet politike në vend. Sa i përket raportit mbi situatën në botë, që prej janarit të vitit 2019, 10 gazetarë janë vrarë në krye të detyrës. Në raportin e “Reporterëve pa Kufij” thuhet se 3 gazetarë janë vrarë në Afganistan, 3 në Meksikë dhe të tjerë në Gana, Honduras, Libi dhe Mbretërinë e Bashkuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.