Kryesore

Nuk kam pasur dashuri të parë, e kam filluar nga e dyta

14:44 - 04.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonjëherë qindra fjalë nuk mjaftojnë për të shprehur një ndjesi, por ka raste që një fjali e shpreh në perfeksion gjithçka që duam të themi. Jo kushdo e ka aftësinë t’i thotë të gjitha duke shkruar shkurt, por disa munden dhe jo më kot i njeh gjithë bota. Ne kemi sjellë për lexuesit vetëm disa grimca të pasurisë së pafundme botërore të fjalëve.




“Më habit fakti që, kur isha i vogël, ç’nuk bëja t’u ngjaja të rriturve, kurse nga koha që pushova së qëni i vogël, ndieja dëshirë të isha i vogël.”

Tolstoi

” Unë nuk kam pasur dashuri të parë, e kam filluar drejtpërdrejt nga e dyta.”

-Turgenev

“Ah, sa u pëlqen njerëzve të zhduken nga jeta juaj ! Sidomos kur e dinë që ju tashmë jeni shumë të lidhur pas tyre.”

-Anton Chekhov

“Shpirti i saj ishte tepër i thellë për tu eksploruar nga ata, të cilët gjithmonë notonin në brigje të cekëta.”

-A. J. Lawless

“Mund t’a gjykojmë zemrën e një njeriu nga trajtimi që u bën kafshëve.”

-Immanuel Kant

“Unë nuk urrej asnjë në botë, por ka disa njerëz, të cilët kam nevojë t’i shoh vetëm nga larg.”

-Ugo Foscolo

“Nuk do të jesh kurrë në gjendje të arratisesh nga zemra jote. Kështu që është më mirë të dëgjosh se çka për të thënë.”

-Paolo Colheo

“Që nga çasti që i pranoni çmenduritë tuaja, askush nuk mund t’i përdorë ato kundër jush.”

-Tyrion Lannister-

“Një fëmijë që abuzohet nga prindërit e tij, nuk rresht së dashuri prindërit, por vetveten.”

-Shahida Arabi

“Mashtrimi më i madh nga i cili njerëzit vuajnë, vjen prej vetë mendimeve të tyre.”

-Leonardo da Vinci

“Koha për të lexuar është koha që i vjedhim detyrimeve të tjera jetës ; është si koha për të dashuruar.”

-Daniel Pennac

“Fytyra njerëzore ka hapësirë të kufizuar. Nëse e mbush me të qeshura, nuk do të ketë vend për të qara.”

-Rohinton Mistry

“Çfarë është lumturia ? Një shtëpi me njerëz të cilët i do.”

-A. Bratley

“Gjeni një të dashur që ju vështron sikur të ishit magjike.”

-Frida Kahlo

“Mund të thuash kaq shumë gjëra për një person, që nga mënyra se si të braktis.”

-Redvers Bailey

“Ishte nga ai lloj e dashure, të cilën Zoti ta jep kur je i ri, kështu që do t’ia dish humbjen për gjatë gjithë jetës.”

-Junot Diaz

“Njeri i madh është ai që nuk e humbet zemrën e tij prej fëmije.”

-Mencius

“Njeriu i torturuar nga vetë demonët e tij, hakmerret vazhdimisht ndaj dikujt tjetër.”

-Franz Kafka

“Paratë nuk vijnë nga qielli. Duhen fituar këtu në tokë.”

-Margaret Thatcher 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.