KULTURË

Video/ Vendimi: Si do të shndërrohet në muze shtëpia e Ismail Kadaresë në Tiranë

10:43 - 04.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Shtëpia në kryeqytet e gjeniut të letrave, Ismail Kadare, do të kthehet në muze e shumë shpejt do të hapë dyert për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe turistët e huaj e vendës. Lidhur me mënyrën se si do të funksionojë apartamenti ku jetoi e punoi shkrimtari i madh, është diskutuar edhe ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Pas vendimit të këtij të fundit, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me arkitekten e njohur Elisabetta Terragni ka restauruar të gjithë apartamentin për kthimin në muze të shtëpisë së shkrimtarit të madh në Rrugën e Dibrës. Me vendimin e djeshëm në Këshillin Bashkiak i hapet rruga e kthimit në një muze të vendit ku Ismail Kadare shkroi disa nga kryeveprat e tij. “I shërben përveç tërheqjes së sa më shumë turistëve dhe zgjatjes së qëndrimit të tyre. Ismaili është produkti më i njohur ‘Made in Albania’. Krijohet një stacion tjetër në Tiranë, jo vetëm sheshi, liqeni, Pazari i Ri, kalaja, galeria. Tani shtohet edhe shtëpia Kadare dhe më vjen shumë mirë që disa ditë më pas do kemi mundësi që ta hapim”, tha Veliaj.




Funksioni i muzeut
Muzeu do të prezantojë për publikun vendës e të huaj një pjesë të historisë dhe kulturës materiale dhe shpirtërore të periudhës totalitare përmes pasqyrimit të mënyrës së jetesës së shkrimtarit. Brenda apartamentit ekspozimi ndahet në mënyrë të qartë midis studios me dokumente origjinale, objekte, libra dhe mobilie dhe pjesës tjetër të banesës, ku merren njohuri për veprën e shkrimtarit dhe përfshihet këndi i leximit dhe ai SAL (Suvenire, Art dhe Libra). Me hapjen e një destinacioni me interes letrar e kulturor në krah të sheshit “Skënderbej”, bashkia synon të tërheqë tregun ndërkombëtar turistik, krijon një vlerë të shtuar për kryeqytetin, rrit numrin e turistëve si dhe edukon të rinjtë me veprat letrare të autorit me famë ndërkombëtare. Pjesë e projektit të bashkisë është edhe shtëpia e Dritëro Agollit, që gjendet një kat më lart në ndërtesën e famshme të para viteve ’90, të njohur edhe si “pallati me kube” dhe që mbart një histori më vete.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.