MILOSAO

Ernest Hemingway Si fillova të shkruaj!

15:30 - 05.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ia tregova draftin e parë Nathan Asch, një romancieri, që shoqërohesha atëherë -ndërsa ai me një theks të fortë më shqiptoi prerë:”Hem, ççfarëë doni të thoni me këtë që keni shkruar një roman? Një roman hëh. Hëm Ju keni bërë një libbbërr udhëtimi”. Unë s’u dekurajova nga Nathani dhe e rishkrova librin, duke e mbajtur në dorë gjatë udhëtimit (që ishte pjesa e një udhëtimi peshkimi dhe Pamplona) në Schruns në Vorarlberg deri në Hotel Taube. Ndërsa për sa i përket historive që përmendni dhe që unë i shkrova në po të njëjtën ditë në Madrid më 16 maj, përkoi me borën që binte në fushë-luftimin e San Isidoro. Të parën që shkrova isha “Vrasësit” që isha përpjekur ta realizoja edhe më parë por kisha dështuar. Një moment gjatë drekës u futa në krevat të rrija ngrohtë dhe shkrova “Sot është e premte”. Kisha aq shumë lëng dhe po më dukej se isha duke u çmendur, sepse kisha gati plot edhe gjashtë subjekte për të shkruar. Kështuqë u vesha dhe eca drejt Fornos, një kafe e vjetër e toreadorëve dhe pasi gjerba kafen u ktheva dhe shkrova “Dhjetë indianët”. Kjo më mërziti dhe piva shumë konjak dhe vetëm pastaj më zuri gjumi. Kisha harruar të haja dhe një nga kamerierët më solli sipër bacalao dhe një biftek të vogël, shoqëruar me patate të skuqura dhe një shishe me Valdepenas.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.