AKTUALITET

Video/ “Lajmin e morëm vesh nga televizionet”. Familja Hasanaj hap dyert e mortit

15:00 - 06.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zarife Hasanaj, 32 vjeçarja nga Tropoja, prej vitesh banonte në Tiranë në zonën e Babrrusë, së bashku me familjen e saj, nënën, babanë dhe vëllanë, ndërsa dy motrat e saj të martuara jetonin jashtë vendit. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Adem Osmanaj, i afërm i viktimës, është shprehur se lajmin tragjik e kanë mësuar nga mediat.




Aktualisht në banesë ndodhej vetëm nëna dhe vëllai i 32 vjeçares, të cilët nuk kanë mundur të flasin asnjë fjalë, ndërsa ndodhen në gjendje shoku pas tragjedisë që ka prekur familjen e tyre. I ati i oficeres ende nuk është njoftuar për humbjen e të bijës, pasi ndodhej në një ceremoni mortore në Tropojë dhe ishte duke u kthyer për në banesë, në Tiranë. Ministria e Mbrojtjes konfirmoi paraditen e kësaj të hëne se e reja kishte humbur jetën pas plagëve të marra nga shpërthimi i një mine të cilën ishte duke e pastruar. Të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, pjesë e grupit të FA, njëri në gjendje të rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.