Kryesore

Video/ Shpërthimi i minës në Letoni, vdes efektivja Hasanaj, plagosen komandanti e rreshteri

11:25 - 06.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas shpërthimit të një mine në Letoni ka humbur jetën efektivja Forcave të Armatosura shqiptare, Zarife Hasanaj.




Si pasojë e shpërthimit të minës, përveç Hasanjt, të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

Efektivët, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake.

Në një konferencë për mediat, Gjeneral Bardhyl Koçaku, shefi i Shtabit të Përgjithshëm dha detajet nga kjo ngjarje.

Deklarata e Gjeneral Bardhyl Koçaku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forëard Presence”.
Një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake,  në bazën e NATO-s ku  ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.

Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ.

Sipas informaciomeve të deritanishme Major TANUSHI dhe Rreshter KAPAJ janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.

Për ngjarjen e sotme jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet më të larta letoneze dhe të aleatëve tanë në mision.

Në emër të Forcave të Armatosura i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Nëntetares HASANAJ që humbi jetën në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë për Major Klodian TANUSHI dhe Rreshter Julian KAPAJ.

Njëherësh, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura siguroj të gjithë familjarët e efektivëve tanë në Letoni se po ndjekim me vëmendjen maksimale ngjarjen që ka ndodhur. Në këtë moment të vështirë jemi pranë cdo efektivi të Forcës së Armatosur në Letoni dhe kudo ku Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e misionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.