Kryesore

Video/ “Rama shikon filxhan më shumë se kushdo tjetër”

10:00 - 06.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për Kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, Kryeministri Edi Rama është eksperimentuesi më i “thekur” i parashikimit të fatit me filxhan. Sipas tij pavarësisht anatemimit që i bën në publik këtij fenomeni , ky trend është i parapëlqyeri i tij.  Ndoka shprehet se së fundi Rama e ka “çuar” filxhanin e tij tek e njëjta “parashikuese e opozitës” dhe se rrezultatet e saj janë dëshpëruese. Komentet, Ndoka i bëri në emisionin “Politika Online” në Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb.




Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka shprehet se Kryeministri Edi Rama do të reflektojë në minutën e fundit, por kjo teknikë e tij nuk do të funksionojë, pasi opozita nuk do të gjendet e papërgatitur si në 17 Majin e vitit 2017. Sipas Ndokës platforma e Bashës për zgjedhje të lira dhe të ndërshme është bazamenti i duhur ligjor për tejkalimin e krizës.

Takimin Basha-Rama, Kreu Demokristian, e konsideron si “dënimin e njëri-tjetrit”, pasi Basha nuk mund të kthehet pas dhe as Rama nuk mund të eci më përpara.  Sipas Ndokës në takimin e  liderve shqiptarë në samitin e Berlinit, Rama dhe Thaçi i flisnin Kryeministrit Ramush Haradinaj në gjuheën frënge dhe angleze që të tërhiqnin vëmendjen e Kancelares Merkel dhe Presidentin Makron.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.