Kryesore

Video/ “Si plak dhe malësor s’doja të shkonte në ushtri”, babai i nëntetares tregon takimin e fundit me të bijën

11:50 - 07.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zarife Hasanaj i takoi për herë të fundit prindërit me 22 dhjetor, ditën kur u nis për Letoni. Telefonatën e fundit me ta e bëri mëngjesin e djeshëm para se të shkonte në punën që i mori jetën.




Gazetarja Doriana Bezat sjell për Gazeta Shqiptare, rrëfimin e dhimbshëm të babait të nëntetares.

Muharrem Hasanaj shpjegon dëshirën e hershme të së bijës për të ndjekur jetën ushtarake. Ai thotë se si i moshuar dhe malësor që ishte nuk donte që e bija të bëhej ushtarake, por sipas tij dëshirën e madhe që Zarifja kishte për uniformën nuk ia ndalte askush.

“Fatin e vajzës sime mos ta ketë kush. Specialiteti i saj ishte të pastronte vendin nga minat. I ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte. Ushtria më është gjendur pranë në këto ditë të këqija. Vajza punonte prej më shumë se 10 vjetësh në ushtri. Ishte dëshira e saj.

I pëlqente uniforma. Ma ka shprehur këtë dëshirë para 10 vjetësh kur dorëzoi dokumentet për t’u pranuar në ushtri. Une si plak dhe malësor nuk isha dakord me këtë zgjedhje por përsëri e pranova sepse të rinjve nuk ua pengon dot dëshirat.

Takimin e fundit me të e kam pasur në 22 dhjetor kur e përcolla në Rinas për Letoni. Pas asaj dite flisnim vetëm në telefon. Na merrte çdo ditë dhe na pyeste a jemi mirë. Edhe dje në mëngjes folem. Më tha se ishte mirëdhe se do të shkonte në punë. Pastaj mora lajmin e asaj që ndodhi”, shprehet Hasanaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.