AKTUALITET

Video/ Tentojnë të futen në komisariat, protestuesit përplasen sërish me policinë

14:07 - 07.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas konfrontimit tek Unaza e Re, banorët dhe ish-deputetët e PD janë përplasur sërish me policinë, këtë herë jashtë ambjenteve të komisariatit nr. 6. Protestuesit dhe ish-deputetët kanë kërkuar lirimin e të ndaluarve si dhe kanë tentuar që të hyjnë në ambjentet e brendshme të komisariatit. Sipas përfaqësuesve të Partisë Demokratike ata janë aty thjesht për të bërë një denoncim. “Jemi duke u përpjekur që të hymë brenda për të komunikuar me policinë”, tha Gent Strazimiri. “Nuk të lënë të futesh në komisariat”. “Kryeministri ka humbur jo vetëm toruan, por edhe çdo lloj ndjeshmërie njerëzore që të jem i sinqertë po e çojnë vendin përditë e më shumë drejt një përplasje që nuk dihet çfarë pasojash do të ketë. i pari që do ta vuajë këtë do të jetë vetë Rama, por për fat të keq këtë po e vuajnë edhe qytetarët”, tha Edi Paloka, nënkryetar i PD.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.