Kryesore

Video/ Rrëfehet biznesmeni: Grabitësit “policë” na qëlluan duke ngrënë bukë, as hasmi s’e bën këtë

10:50 - 07.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre grabitës të veshur si policë kanë hyrë në shtëpinë e çiftit Novruz dhe Sadete Vila në Korçë. Pasi i dhunuan dhe i lidhën të zotët e shtëpisë, grabitësit arritën të merrnin shumën prej 1,6 milionë lekësh të vjetra, që ishte xhiroja 5 ditore e biznesit të kësaj familjeje.




Novruz Vila ka rrëfyer çastet e tmerrit, ndërsa tha se fillimisht besoi se ishte një kontroll i policisë. Ai u shpreh më tej se 3 grabitësit flisnin në dialekt verior dhe i kanë lidhur teksa ishin duke ngrënë.

“Fillimisht besuam se ishte kontroll i policisë. Ata flisnin me dialekt verior. Më lidhën duart me një material plastik. Bashkëshorten e goditën dhe mua më goditën me qytë automatiku dhe më thanë trego kasafortën. Na e ulën kokën duke ngrëne bukë, nuk e imagjinoj dot se në bukë nuk të nget as gjarpri, as hasmi. Një terror i tmerrshëm. Na hodhën mbulesat në kokë që të mos shikonim. Ishin të tre me armë dhe kallash të shkurtër. Nuk iu mjaftoi kallashi, por njëri nxori dhe një pistoletë. Nuk kam kasafortë iu thashë, nëse gjeni, të mbushur e keni armën, hajde më vrisni, e stakova trurin, aq e pata. Më thanë lekat ku i ke feshur. Kisha në xhep xhiron  e  5 ditëve, rreth 1 milionë e 600 mijë lekë të vjetra dhe ua dhashë”, ka deklaruar ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.