AKTUALITET

Video/ “Politikat e integruara në kërkim e inovacion”, konferencë shkencore te “Luarasi”

11:10 - 08.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Universiteti “Luarasi” po mban sot konferencën shkencore ndërkombëtare me temë: “Politikat e integruara në kërkim dhe inovacion”. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues nga 7 Universitete partnere, si Universiteti politeknik i Barit, Universitas Europea, Universiteti i Tiranës, Fakulteti juridik, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti politeknik, fakulteti i teknologjisë së informacionit, Universiteti Aleksanëdr Moisiu Durrës, Universiteti i Elbasanit si edhe Kolegji Iliria.




Në fjalën e tij, në celje të konferencës shkencore ndërkombëtare , Prof. Dr. Et’hem Ruka, rektor i Universitetit Luarasi u shpreh se universitet nuk kanë mision të mbajnë vetëm leksione, një nga misionet e tyre është edhe kërkimi shkencor.

“Konferenca do të zhvillohet në tre panele. Çështjet që do të trajtohen janë shumë të rëndësishme me impakt në shoqërinë tonë. Universitet nuk kanë mision të mbajnë vetëm leksione, një nga misionet është kërkimi shkencor. Ne jemi të vendosur ta thellojmë kërkimin shkencor. Universiteti Luarasi është një ndër 4 universitet më të mira të Shqipërisë, i akredituar nga Ministria e Arsimit. 44 % e studentëve  që kanë nisur vitin e parë janë me mesatare të shkëlqyer. Edhe në vitin e ri akademik, unë jam i bindur numri i studentëve në universitetin Luarasi do të vijë duke u rritur.”- u shpreh Ruka.

Konferencën shkencore ndërkombëtare në Universitetin “Luarasi” e përshëndeti edhe ambasadori i Kinës në vendint tonë Zhou Ding. Punimet e konferencës do të jenë të organizuara në tre panele, atë juridik, ekonomik si edhe në panelin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.