KULTURË

Dashuri tragjike…kur pas shumë vitesh larg, Migjeni kthehej në Shkodrën e tij

11:55 - 09.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Migjeni u kthye nga Jugosllavia nëpërmjet rrugës automobilistike veriore…




Atë e priste shkodra, qyteti që ai donte aq shumë, që malli i ndarjes dhe ditët e mërzitshme të seminarit ia kishin zbukuruar edhe më shumë në kujtesë.

Shkodra e bukur, mëkatare, me rrugët, portat oborret plot mister, me tregtizat, kafenetë, prostitutat, me kambanaret, minaret, procesionet, erotizmin e fshehtë, me bisedat pas darke, mondanitetin, lypësat, inteligjencën, çmendurinë.

Ky ishte qyteti që ai e donte me një “dashuri tragjike”, pot të përdorim një shprehje të tij. Shkodra ishte parajsa dhe ferri i tij. “Shkodra, dashunorja e qiellit të kaltër…e liqenit ëndërrtar në të cilin, në mëngjese të kullueta lan hijen e vet”

Kështu do të shkruajë për të kur ta sodisë që larg. Dhe më poshtë: “Këtu në kët’ largësi ndiej damarët e saj që rrahin, rrahin e rrahin…edhe sikur mjeku që tharpton fytyrën kur shef se pacienti i tij ka ethe q’ashtu edhe unë pezmatohem n’idhnim tue pa se pulsi I dashnores seme nuk rreh siç duhet”.

Kështu pra ai po rendte drejt kësaj Shkdore të kthjellët e të ngrysur, të dashur e të padashur, për t’u zhytur në të përfundimisht, ëmbëlsisht, tragjikisht, në ekstazën e saj pranverore nga njëra anë, në ferrin e saj nga ana tjetër (a s’kishte shkruar “pash më pash dua t’i bie ferrit?”), në bukurinë dhe shëmtimin, në madhështinë dhe rënien e saj.

(Fragment nga libri “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe” i Ismail Kadare)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.