Kryesore

Video/ “Kërkoni falje”. Vuçiç dhe Dodik priten me protesta në Tiranë

11:41 - 09.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur sot në Tiranë samiti i Brdo-Brijunit, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta ku janë mbledhur edhe lidërat kryesorë të Ballkanit dhe përfaqësues të lartë të Europës. Me ftesën edhe të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës, do të marrin pjesë tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić.




Por duket se në Tiranë janë pritur me protesta si Vuçiç ashtu edhe presidenti i Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik. Qendra Lëvizja Vetëvendosja ka organizuar një protestë, duke thënë se dy presidentët janë ‘non-grata’ në Tiranë. Me parulla në duar, protestuesit shkruanin se liderët duhet të thonë më fal përpara se të thojnë mirëdita në Tiranë. Megjithatë policia ka mundur të mbajë nën kontrollë turmën e mbledhur në bulevard, pranë hotelit ku po zhvillohet samiti.

60016710_288358412105617_146397134264991744_n 60100947_288357765439015_7384397075137429504_n 59840425_288357982105660_634026774497329152_n 60220462_288357652105693_6863289152675250176_n 60105844_288357482105710_8802487584266649600_n 59855300_288357438772381_7876747073406631936_n 59895519_288357298772395_4885698545295818752_n 60104596_288357275439064_6429461154715664384_n 59682952_288357192105739_7551152659328139264_n 59850984_288357238772401_906289703488061440_n 59877061_288357118772413_1857406431616040960_n
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.