AKTUALITET

Video/ Mbërrin trupi i Zarife Hasanajt, Olta Xhaçka nuk përmban dot lotët

13:44 - 09.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbuluar me flamurin kombëtarë dhe me të gjitha nderimet. Kështu ka mbërritur ditën e sotme trupi i pajetë i Zarife Hasanajt. Nën tetarja humbi jetën ditën e hënë në Letoni, në krye të detyrës. Veçmas familjarëve dhe miqve, e pranishme në pritjen e trupit ka qenë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ashtu si shihet edhe në këto foto, ministrja nuk i ka mbajtur dot lotët, kur i ka kaluar pranë trupi i 32-vjeçares. Më herët ajo ka zhvilluar një vizitë në familjen e nën tetares Zarife Hasanaj pas kthimit nga Letonia.




Ministrja ka ngushëlluar familjarët e efektives së FA, duke e cilësuar humbjen e vajzës së tyre një humbje të gjithëve.Ajo iu dha dhe lajmin familjarëve se Hasanaj shpallet “Dëshmore e atdheut”. “Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes është një humbje e madhe për të gjithë ne”, deklaroi Xhaçka. Ashtu si shihet edhe në pamjet, krahas kolegëve në Rinas janë edhe familjarët e 32-vjeçares që po e presin me lot në sy.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.