AKTUALITET

Video/ Ngre dy gishtat dhe qesh, akuza kërkon arrest shtëpie për Balliun

13:55 - 09.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Organi i akuzës ka kërkuar masën e dënimit “arrest shtëpie” për ish-deputetin demokrat, Klevis Balliu.




Klevis Balliu akuzohet për 3 veprat penale, “Kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ish-deputeti, Klevis Balliu i ka mohuar akuzat ndaj tij.

I qeshur dhe me dy gishtat lart, ish deputeti demokrat ka vijuar “rebelizmin” e tij edhe në sallën gjyqësore.

Në mbështetje të tij në gjykatë kanë shkuar edhe ish-deputetët Albana Vokshi, Edmond Spaho dhe Genc Pollo, si edhe eksperti për çështjet ligjore në PD, Gazmend Bardhi.

Klevis Balliu u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi po mbështeste banorët e Unazës së Re që protestonin kundër Ramës, i cili ndodhej aty pranë për të vizituar në biznes në zonë.

Së bashku me Balliun u arrestuan edhe tre persona të tjerë për të cilët Prokuroria ka kërkuar masën e dënimit “arrest me burg”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.