AKTUALITET

Video/ “Lironi Saitin”, Basha-protestuesve: Më ndiqni drejt Policisë

22:29 - 11.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi policia dhunoi dhe shoqëroi sekretarin organizativ të PD, Sait Dollapi, Basha ka udhëhequr protestuesit drejt Drejtorisë së Policisë.




Ai tha se Dollapi është dhunuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj.

“Me urdhër personal të Edi Ramës është dhunuar në mënyrë të pashembullt Sait Dollapi. I cili gjatë gjithë protestës ka bërë gjithçka për të mbrojtur efektivët e policisë. Ka dalë para turmës, para fishekzjarrëve por me urdhër të Ramës e Lleshajt është dhunuar dhe është shoqëruar në drejtorinë e policisë së Tiranës. Në emër të opozitës i bëj thirrje ta lirojnë një orë e më parë, ju bëj thirrje të më ndiqni”, deklaroi Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.