Kryesore

Video/ Rëndohet situata, merr flakë një protestues

19:35 - 11.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rëndohet situata në protestën e organizuar nga opozita. Një protestues ka marrë flakë, ndërsa kryeopozitari Lulzim Basha mbante fjalën e tij. Bomba të shumta molotov janë hedhur nga protestuesit në drejtim të Kryeministrisë, ku njëra prej tyre ka bërë që të marrë flakë një prej protestuesve. Ndërkohë protestuesi që mori flakë është nisur për në spital të tjera lëndë djegëse hidhen nga protestuesit. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe protestuesit janë shpërndarë.




Kreu i PD-së Lulzim Basha iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos cenojnë efektivët e policisë. “Mos cenoni efektivët e policisë. Beteja jonë është më krimin, me qeverinë e krimit. E di zemërimin tuaj, të dhunuar, të papunë. Ora e Shqipërisë Evropiane po afron. Forca jonë është pjesëmarrja, forca jonë është bashkimi. Forca jonë është qëndresë: Rama ik”, deklaroi Basha por sapo ka mbaruar fjalën ai, policia ka hedhur gaz lotsjellës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.