KULTURË

Pranvera Bezati shpallet “Miss Afërdita 2019 ” në Belsh.

14:01 - 11.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmir Popja  – Në qytetin e bukur të Belshit u organizua edicioni i tretë i Spektaklit të Bukurisë.Ky spektaktël i paimagjinueshëm deri pak vite më parë për tu zhvilluar në këtë zonë edhe pse mjaft e qytetëruar u organizua nga Bashkia e Belshit në pedonalen buzë liqenit ku ngrihet ky qytet .Spektakli i konceptuar në formën më të mirë të mundshme të konkursit të bukurisë u shoqërua midis pauzave të paradës së 17 bukurosheve konkurente edhe me këngë të muzikës së lehtë, valle popullore, interpretime karakteristike të trevës së Dumresë , dans etj. Pjesë e repertorit ishin kryesisht artistët vendas dhe nxënës të shkollave nga Njësitë Administrative të Bashkisë Belsh.
Ndërkohë bukuroshet që morën pjesë në këtë event sfiluan me veshje elegante, modernde dhe me veshje karakteristike të zonës së Dumresë disa herë para publikut.
Në fund juria e kryesuar nga Kompozitori i mirënjohur Naim Gjoshi shpalli fituese të Miss Afërdita 2019 Pranvera Bezati përfaqësuese e Gjimnazit të Dëshiranit .Çimin fitues e shpalli kryebashkiaku Arif Tafani ndërsa kurora Miss-it u vendos nga fituesja e edicionit të kaluar Selena Hysa.Ndërkohë gjatë këtij spektakli u lëshuan drejt qiellit me qindra balona me drita duke e bërë edhe më të bukur atmosferën jo vetëm për konkurentet por sidomos për të pranishmit që ishin jashtëzakonisht të shumtë jo vetëm nga qyteti i Belshit dhe rrethinat , por edhe nga qytetet fqinj si Cërriku,Elbasani ,Peqini dhe jo vetëm.Ndërkaq ishin edhe mysafirë nga Maqedonia ,Kryetari i bashkisë Jegunovce,Kryetari i Qarkut të Pollogut,etj.




ddd assasa sasasa asdddd sasasas saaaaaa saaaaaaaaa saaaaaaaaaaaaa assddfff
<
>

Të pranishëmve kryebashkiaku i Belshit z.Arif Tafani në hapje të këtij eventi ju uroi mirëseardhjen në Belsh dhe i falënderoi nga zemra që ishin bërë e një nate Speciale për të gjithë Belshakët sheshin e mrekullueshëm ku zhvillohej “Festa e Afërditës ” dhe “Festivali i Dritave “.Ai shprehu konsideratën më të lartë për pjesmarrëset në Konkursin e Bukurisë “Miss Afërdita 2019”, konkurim që përkonte edhe me mbylljen e Javës europiane .Me këtë rast kryetari i Bashkisë Arif Tafani ju drejtua bashkëqytetarëve të tij belshakë nga ky shesh duke theksuar para tyre se të gjithë kemi privilegjin të përcjellim mesazhin se rruga drejt Bashkimit Europian është më e lehtë nëse ne e nisim punën duke u kujdesur maksimalisht për veten , familjet tona, qytetin tonë duke u bërë qytetarë të përgjegjshëm e sa më të ndërgjegjshëm .


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.