AKTUALITET

Foto& Video/ Me makina dhe autobus, mbërrijnë protestuesit e Elbasanit

18:45 - 25.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Plot 62 450 protestues nga rrethet janë nisur për në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Kjo është shifra që jep Partia Demokratike duke iu referuar të dhënave nga degët e saj në 11 qarqet e vendit përveç Tiranës.Burime nga PD bëjnë të ditur se “pavarësisht presionit të policisë, ndalimeve të shumta të protestuesve, të gjobave ndaj autobusëve, prania e qytetarëve pritet të jetë madhështore”. Ndërkaq ashtu si shihet edhe nga fotot, autobusët janë nisur nga Elbasani. Edhe pse kanë pasur ndalesa nga policia, PD bën me dije se nga ky qark janë plot 8100 qytetarë që do të marrin pjesë në protestë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.