POLITIKË

Basha komenton zgjedhjet europiane: I lumtur që familja jonë politike doli e para

17:05 - 27.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar zgjedhjet për Parlamentin Europian. Basha shpreh lumturinë e tij për faktin se EPP është konfirmuar forcë e parë, ndërsa thekson se thotë se këto zgjedhje konfirmuan vlerën e votës në demokraci.




Ai shton më tej se beteja për votën e lirë është jetike për shqiptarët e për vlerat europiane.

Basha shkruan:

Qytetarët europianë, me pjesmarrjen më masive të 20 viteve të fundit në zgjedhjet për Parlamentin Europian, konfirmuan vendosmërinë për të mbrojtur dhe çuar përpara vlerat europiane.

Jam i lumtur që familja jonë politike EPP – European People’s Party është konfirmuar forca e parë në parlamentin dhe qeverisjen europiane. Urimet më të përzemërta për presidentin Joseph Daul dhe PPE dhe në veçanti për fushatën e jashtëzakonshme të kandidatit tonë për President të Komisionit Europian Manfred Weber.

Forca e qytetarëve në demokraci është vota, prandaj beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa.  Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #2qershor. 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.