BOTA

E paprecedentë në Austri, Parlamenti shkarkon Kancelarin Kurz

17:30 - 27.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas skandalit ku përfshihej zv/kancelari austriak Heinz-Christian Strache, e cili dha dorëheqjen para disa ditësh ka ardhur edhe shkarkimi i Kancelarit austriak konservator, Sebastian Kurz.




Ai u shkarkua sot nga një votim i paprecedentë në historinë e republikës së Austrisë, i partive kryesore opozitare.

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit të tij qeverisës.

Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen para pak ditësh pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, publikuan pamje filmike ku ai shfaqej tek i ofronte kontrata shtetërore një investoreje të dyshuar ruse, gjatë një feste në Ibica të Spanjës.

Kancelari Kurz nuk mundi të arrinte një marrëveshje me udhëheqësit e Partisë së Lirisë mbështetës të politikave kundër-emigracionit të zotit Strache, për të çuar përpara koalicionin me Partinë Popullore të qendrës së djathtë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.