Kryesore

Pasuria e Eduard Shalsit/ Lëvizje në bankë si dhe blerja e “Audi Q7”

16:40 - 27.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, mund të konsiderohet pa frikë një nga ministrat që kanë siguruar fitimet më të mëdha për vitin 2018 ose që ka bërë më shumë veprime bankare. Kështu, ai deklaron se gjatë vitit 2018 bleu një supërmakinë “Audi Q7” me vlerë 20 mijë euro. Gjithashtu, ai deklaron disa llogari të pakësuara përkatësisht me shumat 500.617 lekë, 1.492 euro dhe 100.717 lekë.




Nga ana tjetër, ai deklaron disa llogari të tjera bankare, të cilat janë shtuar përkatësisht me 5318 euro dhe 1.368.941 lekë, ndërsa deklaron edhe 390.000 lekë cash. Si të ardhura, ai ka deklaruar 2.917.570 lekë si pagë deputeti dhe 7920 euro nga qiraja e një apartamenti. Shalsi deklaron edhe marrjen e një kredie, e cila vetëm gjatë vitit 2018 është shlyer me shumën 10.813 euro. Nuk mbetet pas në aspektin e të ardhurave edhe bashkëshortja e tij, Eranda Shalsi. Ajo deklaron një shtesë llogarie me vlerë 27970 euro dhe disa llogari të tjera bankare të pakësuara përkatësisht me 1.604.113 lekë, 1.492 euro, 324.596 lekë, 1.145.190 lekë dhe 122.794 lekë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.