BLUETOOTH

Edi Rama, pakënaqësitë e treguara me gjeste. Olsi Rama në krah të të vëllait

14:00 - 30.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Edi Rama, pakënaqësitë e treguara me gjeste
Çfarë ka kryetari i PS-së Rama me Ndokën? Apo ky i fundit e ka me Edi Ramën? Goxha pikëpyetje na lindin nga kjo fotografi ku duket se dy aleatët ndjehen të bezdisur nga prania e njëri-tjetrit në atë sallë. Mos është çarë gjë koalicioni? E pas 100 pyetjeve që i bëmë vetes, vendosëm të pyesim dhe të tjerë. Shkaku ishte se të dy kishin hedhur parfume aq të fortë sa bezdiseshin nga to.

Olsi Rama në krah të të vëllait
Ka lënë Amerikën për disa javë, bashkë me familjen e tij, për ti dhënë votën të vëllai e për ta këshilluar atë në të mirën e mundshme. Ja tek e shohim mes turmës, në prapavijë, duke ndjekur me vëmendje të gjitha detajet dhe lëvizjet e të vëllai i cili të dielën do përballet në luftën për mandatin e katërt për Bashkinë e Tiranës. Në bisedat që bën me miqtë Olsi është shprehur se edhe emigrantët edhe pse jetojnë jashtë duhet të vijnë për të votuar pasi Shqipëria ka nevojë edhe për votat e tyre.

Ky shkrim u botua më 7 Maj 2011

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.