BLUETOOTH

Genc Pollo si shofer kamioni. Volfart e Nishani pazar në të njëjtin dyqan

14:05 - 31.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Volfart e Nishani pazar në të njëjtin Dyqan
E pse mos të jenë njësoj sikur kanë ndonjë diferencë të madhe. Nishani është ministër Drejtësie ndërsa Volfart përfaqësuesi i OSBE-së në Tiranë. Ju do të thoni pse janë njësoj dhe ku? Edhe neve në dukje kjo foto na u duk thjesht e bukur por pa lidhje, ndërsa duke e parë në detaje zbuluam një mjaft interesant. Shihini këpucët e tyre, nuk janë identike? Sigurisht që po. Ndaj themi se ata janë njësoj pasi bëjnë shoping në të njëjtin dyqan…

Genci si shofer kamioni
Kur ishim të vegjël na ishte fiksuar ndër mend se shoferët e kamionëve ishin ata që teksa udhëtonin kruanin hundët. Së fundmi kemi parë shumë nga ata me makina luksoze që e bëjnë këtë veprim apo politikanë në parlament, ata që çoç u duket vetja. Por në mbledhje qeverie, s’na kishte bërë vaki ndonjëherë të shihnim pastrim galerish ))) Por ja që kjo ndodhi dhe “shoferi” këtë herë është Genc Pollo.

Ky shkrim u botua më 7 Maj 2011


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.