BLUETOOTH

Vangjushi me shpatulla të ngrohta. Mediu bëhet pishman për Ushtarakun

14:00 - 01.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Vangjushi me shpatulla të ngrohta
I takon të buzëqeshë në këtë formë Vangjush Dakos kandidatit të PS-së për Bashkinë e Durrësit, sepse i ka shpatullat e ngrohta nga kryesocialisti Rama. Në mbyllje të fushatës Rama ka përqafuar miqësisht kandidatin e tij për këtë bashki të madhe, edhe pse ky gjest miqësie s’ka dalë ashtu siç duhej për shkak të staturave të ndryshme.

Mediu bëhet pishman për Ushtarakun

Duke parë punën e mirë të ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu duket sikur është bërë pishman që nuk e kaloi Spitalin Ushtarak që vare prej tij, në dorë të Shëndetësisë. “Mbase s’do më kishin fut aq shkopinj në rrota ata mjekët”, i thotë Mediu nën zë, ndërsa Vasili duke qenë se nuk i bëhet më derman kësaj çështjeje sheh punën e tij, për të qenë sa më i vëmendshëm në vendimmarrje.

Ky shkrim u botua më 7 Maj 2011


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.