KULTURË

“Kur të mbush 90 vjet, do të dëshiroja t’i dhuroja vetes një natë me dashuri të çmendur me një vajzë të virgjër”

12:24 - 02.06.19 Nga Marie Lasgush Poradeci
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Kujtime për prostitutat e mia të pikëlluara”, në origjinal: “Memoria de mis putas tristes”: është vepra e parë në prozë e Gabriel Garcia Marquez pas një pauze 10- vjeçare.




Në dhjetë vitet e fundit, Gabriel Garcia Marquez nuk ka bërë jetën e një përtaci përkundër lëngimit nga kanceri. Nobelisti i famshëm kolumbian ka shkruar që: “Jeta nuk është ajo që ke jetuar, por ajo që të kujtohet dhe si e kujton atë për të rrëfyer për të”.

Përmbajtja e romanit, ka të bëjë me ëndrrat e një plaku për dashurinë dhe dhembjen, për bilancin jetësor dhe për hidhësinë e përditshmërisë.

Një ditë plaku paralajmëron: “Në vitin kur të mbush 90 vjet, do të dëshiroja t’i dhuroja vetes një natë me dashuri të çmendur, me një vajzë, e cila do të ishte ende e virgjër”. Malli i zjarrtë i plakut bëhet realitet, një mikeshë ia gjen atij një virgjëreshë, me të cilën ai dashurohet çmendurisht. Por, nga ëndrra erotike s’del gjë, as nga nata e dëshiruar. Plaku kalon disa netv me vajzën e virgjër. Asgjë nuk ndodh. Përveç dashurisë platonike.

Ai e shikon Delgadinën (kështu quhet vajza) duke fjetur. Nuk e prek. Plakut i pëlqen ta shikojë vajzën ashtu, në gjumë. Këto çaste të qeta i shërbejnë plakut të mendojë për jetën e tij dhe përvojat erotike, të cilat nuk kanë qenë të varfëra. Për 90 vjet ai ka përfunduar në shtrat me gjithsejt 514 prostituta, të cilat i ka paguar gjithmonë. Romani është një lloj ditari, ku plaku, i cili para se të dilte në pension ka qenë mësues i gramatikës spanjolle dhe i latinishtes, ka mbajtur shënime për përjetimet e tij erotike me emrat e partnereve, kohën, vendin dhe rrethanat e veçanta. Ndërsa shikon vajzën duke fjetur, plaku arrin në përfundim se “seksi është vetëm ngushëllim kur nuk të përqafon dashuria”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.