BLUETOOTH

Ç’na ngatërruan këto Iniciativat. Manjola me shumë nerva

16:30 - 03.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Ç’na ngatërruan këto Iniciativat
Na ngatërruan keqani këto Iniciativat e ndërmarra nga kandidati i PD-së Lulzim Basha për dialogun me intelektualët. Ku pamë foton e paparacit tonë, në të cilën është fokusuar Timo Flloko që qëndron në fund të sallës menduam se ai ishte një ndër intelektualët që pyesnin për Tiranën. U habitëm, pasi e dimë mirë që Timo nuk ngatërrohet me politikë, por shef vetëm punën e tij si artist. E pasi pyetëm kishim të drejtë. Edhe pse është në fund të sallës ai nuk është duke ndjekur Lulin, por komedinë e Vudi Allen vënë në skenë nga artistët tanë në Akademinë e Arteve.

Manjola me shumë nerva
Manjola Nallbani duket shumë e nevrikosur. Kjo vajza e vogël diç po mundohet ti thotë, ndërsa këngëtarja merret me telefonin duke mos i qeshur buza fare. Ç’ta ketë nervozuar kaq shumë, apo fakti që vogëlushja nuk dinte ti ngrinte dy gishtat e një dorë por bashkoi ato të dy duarve apo ka pasur hallet e veta? Me sa mësuam ajo ishte në mbylljen e koncertit të PDIU-së dhe sa për pagesat këngëtarët i kanë marrë në dorë dhe kanë qenë të kënaqshme.

Ky shkrim u botua më 7 Maj 2011


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.