KULTURË

Artistët e koleksionit “Jan Dibbets” performojnë në GKA

16:20 - 05.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkëmbime dhe Keqkuptime” është programi i performancave në kontekstin e ekspozitës “Urimet më të mira për 1999: Koleksioni Jan Dibbets”. Performancat mbahen në datat 5 dhe 6 qershor nga 19.00 deri 21:30 me artistët Mehraneh Atashi, Bora Baboçi, Sander Breure & Witte van Hulzen, Jenny Holzer, Tao G. Vrhovec Sambolec.




Programi sjell së bashku artistë lokalë dhe ndërkombëtarë në një seri performancash, ndërhyrjesh, ritualesh dhe aktesh “live” që prezantohen në qershor 2019. Artistët janë ftuar që t’i përgjigjen dhe të angazhohen me gjeste performative të nisura nga artisti konceptual “Jan Dibbets” në fund të viteve ’90-të, kur ai bëri së bashku një koleksion me vepra nga mbi 50 artistëve për t’ia dhuruar Galerisë Kombëtare të Arteve. Kjo ekspozitë e rivendos koleksionin dhe adreson shembjen e perceptimeve të kohës midis koleksionit, veprave të artit dhe qytetit të Tiranës. Artistët e ftuar për të marrë pjesë në programin “Shkëmbime dhe Keqkuptime” janë një pjesë e rëndësishme e ekspozitës. Urimet më të mira për 1999: Koleksioni “Jan Dibbets”. Shumë prej tyre janë ftuar për të zhvilluar një punë të re, e cila do të prezantohet gjatë javës që do të mblidhen së bashku në Tiranë. Performancat do të zhvillohen në Galerinë Kombëtare të Arteve, sallave ekspozuese si dhe do të ketë disa ndërhyrje në hapësirat publike në Tiranë.

62213787_292993124915561_1252297302555492352_n 62233320_396177084331525_6211925991795720192_n 61911362_410927283094958_6973812027139555328_n 61764696_2341130999491464_5276845310046371840_n 61959665_2548593852087730_5370340769485815808_n
<
>

Programi i “Performancave Shkëmbime dhe Keqkuptime” hap dhe vazhdon një dialog të iniciuar nga “Jan Dibbets”. Programi shpalos lidhjet midis Tiranës, Amsterdamit dhe veprave të artit. Si bëhen të dukshme këto lidhje midis bodrumit të Muzeut Stedeljik (ku Rudi Fuchs ndihmoi në ruajtjen e këtyre veprave), koleksionit, dhe Galerisë Kombëtare të Arteve?
Fundi i viteve 90-të kthehet në një skenë imagjinare dhe shoqëruese për këto ndërhyrje performative në Tiranë. Programi shpalos shpresat dhe ëndrrat drejt Mileniumit si dhe eventeve politike traumatike të ndodhura në ato vite, si Lufta në Kosovë që u shenjua me ardhjen e shumë refugjatëve në Tiranë. Në Shkëmbime dhe Keqkuptime qyteti dhe Galeria Kombëtare e Arteve mirëpresin ndërhyrje të ndryshme që shtrijnë rolin e artit në kontekste specifike psikogjeografike dhe politike. Mbrëmja e performancave zgjat rreth 2.5 orë.

PUNËT DHE PERFORMANCAT
Mehraneh Atashi prezanton një performancë të komisionuar së fundmi nën titullin “The Horse Weep the Bird that Tell the Fortune”. Performanca vjen si një thirrje; evokon momente dhune, butësi, intimiteti, tensionesh, kapërcimesh dhe shërimi. Kjo performancë është një bashkëproduksion me Palais de Tokio, ku gjithashtu do të realizohet më datë 20 qershor, 2019.
Performuesja: Antonia Steffens; Veshjet: Avoid street (Eduardo Leon); Sound: Alidad Jalali; Zëri: Ivan Cheng; Tekst: Mehraneh Atashi
“To Waste One’s Breath Trying to be Heard” është fjalia e fundit në seksionin e fjalorit që u lexua si poezi nga artistja Bora Baboçi gjatë hapjes së dhomës së ndenjes – një hapësirë performative në ekspozitën “Urimet më të mira për 1999” dedikuar diskutimeve, ritualeve, kujtimeve dhe performancave. “To Waste One’s Breath Trying to be Heard” vjen si një moment dedikuar dimensioneve bipolitike të të folurit dhe si zëri transformohet nga trysnitë sociale. Kjo performancë do të realizohet në bashkëpunim me Prof. e Teknikës Vokale nga Universiteti Haxhi Zeka (Pejë), Besa Berberi.

Sander Breure & Witte van Hulzen vijnë në Tiranë me një punë të re të komisionuar “The Spirit of the Gift” që krijon një version fiksional të udhëtimit të punëve të koleksionit “Jan Dibbets” nga Amsterdami në Tiranë. Ata prezantojnë vazhdën e udhëtimit të tyre në rrugë tokësore nga Amsterdami në Tiranë të ndërmarrë në vitin 2019; duke ndaluar në qytete të ndryshme ata pyesin mbi dimensionet e ndryshme e të “dhuruarit”. Puna përfshin një lexim performativ nga filozofi Mees Van Hulzen mbi kompleksitetin e të dhuruarit.
Jenny Holzer, një ndër artistet puna e së cilës gjendet në Koleksionit Jan Dibbets, sjell punën e saj “Ese zjarrndezëse” (1982) dhe “Truisms” (1977-79) në hapësira të ndryshme në qytetin e Tiranës si dhe një instalacion të ri në mur në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Artisti Tao G. Vrhovec Sambolec vjen me dy punë në këtë program. Në datë 5 qershor, ai prezanton një përsëritje të re të punës së tij performative “Heredrum” (2014-2019) në një rrugë të përcaktuar në Tiranë. Më pas ai prezanton punën e re të komisionuar “1 step 1 beat – 1 hap 1 rrahje” në Galerinë Kombëtare të Arteve. Puna është një objekt performativ, rezultat, një instrument dhe një vepër arti, e cila i referohet punës së stanley brouwn 1 m, 1 hap. Programi dhe punët e reja të komisionuara janë financuar nga Fondi Mondriaan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.