BLUETOOTH

Fotot/ Dasma e ‘blinduar’ e Ristanit

12:07 - 06.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Ceremonia intime/ Ish-kreu i KQZ-së fton shumë pak nga kolegët e partisë. Deputeti i Partisë Demokratike celebron lidhjen disavjeçare në martesë, mes 40 të ftuarve

Arben Ristani, deputeti i Partisë Demokratike ka celebruar dje në një ceremoni intime, marrëdhënien disavjeçare me përkthyesen Alketa Zazo. Në festën me 40 të ftuar u panë shumë pak nga kolegët e Ristanit në Partinë Demokratike, mes të cilëve, paparaci i “Bluetooth” arriti të shquante vetëm Flamur Nokën dhe Oerd Bylykbashin. Ata që mbizotëronin në ceremoni ishin familjarët e Arbenit dhe Alketës. Darka e martesës ishte shumë larg asaj tradicionales, madje më shumë i ngjante një kokteji, duke qenë se edhe nusja nuk kishte veshur fustanin klasik të nusërisë, duke zgjedhur diçka tjetër, por pa iu larguar të bardhës. Festa u organizua në një prej lokaleve më të njohura, në zemër të kryeqytetit, i njohur si një prej ambienteve më shik. Në hyrjen e brendshme të “Padam” qëndronte menaxheri i lokalit, i cili kujdesej për mbarëvajtjen e festës, si dhe ‘ruante’ ambientin nga ndonjë fotograf i mundshëm. Në hyrje të lokalit qëndronte një grup instrumentistësh, si për të dëshmuar edhe një herë faktin se dasma në fjalë nuk ka lidhje me mbrëmjet tradicionale, ku mbizotëron muzika popullore.

Po kush është Alketa Zazo?
Bashkëshortja e Arben Ristanit quhet Alketa Zazo. Ajo është 41 vjeçe dhe njihet si përkthyese e redaktore. Zazo, e cila tashmë duhet të ketë marrë mbiemrin Ristani, është nga Tirana. Ajo ka ndjekur studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dhe është diplomuar për Mjeke të Përgjithshme. Mjekja është njëherësh tejet e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë së fëmijëve dhe gjuhëve të huaja. Ajo është njohëse shumë e mirë e anglishtes, italishtes dhe frëngjishtes. Ka punuar për Degën Shqiptare të Bordit Ndërkombëtar të Librave për Fëmijë dhe të Rinj për 7 vjet me radhë, duke përkthyer vazhdimisht pjesë artistike të letërsisë botërore për fëmijë. Alketa ka përkthyer materiale të ndryshme edhe për “CNN” gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Prej vitesh Alketa punon në zyrën e UNICEF-it në Tiranë si përgjegjëse për programet e Shëndetit të të Rinjve. Përpos punës, ajo nuk ka hequr dorë për asnjë çast nga pasionet e saj.

Lidhja
Çifti simpatik jeton prej disa vitesh një bashkëjetesë të suksesshme. Ish-kreu i KQZ-së ka kohë që e ka deklaruar Alketën si të dashurën e tij zyrtare, madje, përveçse në rrethin familjar dhe atë të punës, ai e ka prezantuar atë edhe në klubin e motorëve, ku bën pjesë. Siç thuhet, Alketa e ka shoqëruar shpeshherë Ristanin përgjatë udhëtimeve me motorë. Arben Ristani vjen nga një martesë e mbyllur disa vite të shkuara, nga e cila ka një vajzë.

Ky shkrim u botua më 19 Prill 2014


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.