KULTURË

Video/ Stërmbesa e Skënderbeut publikon këngën e parë, pjesë e klipit edhe Gjergj Kastrioti

12:45 - 06.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sofie Kastrioti është një nga pasardhëset më të denja të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti. Ajo ka lindur në Australi, por gjithnjë ka folur me krenri për prejardhjen e saj dhe ka shprehur dashuri të madhe për prejardhjen e stërgjyshit të saj, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.




“Ndihem shumë krenare që jam ambasadore e emrit tij. Ndihem e detyruar të jap diçka për shqiptarët në emër të tij”, ka deklaruar Sofia më herët. Për shkak të dashurisë së madhe që ka për vendin e kulturën e paraardhësve të saj, Sofia ka qenë gjithnjë në qendër të mediave shqiptare.

Sofie merret me muzikë dhe këtë herë ka diçka për të ndarë me të gjithë shqiptarët. Së fundmi ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “Gone for the night”. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe detaji që u ka tërhequr vëmendjen të gjithëve është flamuri kuq e zi që qëndron pas Sophies.

Krahas flamurit kuqezi, në klip është prezent edhe imazhi i stërgjyshit të saj, heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.