KULTURË

Gruaja e ish-presidentit francez, Carla Bruni këndon në Butrint

13:06 - 07.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kantautorja dhe modelja e njohur, bashkëshortja e ish-Presidentit francez Nicolas Sarkozy, Carla Bruni, do të vizitojë Shqipërinë. Carla Bruni do të këndojë në Butrint 11 këngë nga albumi i saj më i ri.




Ajo do të jetë e ftuar më 21 qershor, datë që përkon me ditën e “Festës së Muzikës’. Është zgjedhur një datë simbolike, 21 qershori, dita e “Festës së Muzikës”.

Lajmi është bërë i ditur nga Milena Harito, e cila ka publikuar një video të francezes teksa njofton ardhjen në Shqipëri si dhe fton shqiptarët të shkojnë ta ndjekin.

“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja që quhem Carla Bruni e që do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje”, shprehet Carla Bruni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.