Show-Bizz

Nuk flasin prej kohësh/ Nora Istrefi: Tunën e respektoj, se shoh si kunatë

11:03 - 09.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dihet tashmë marrëdhënia e munguar mes çiftit Robert Berisha, Nora Istrefi dhe vëllait të Robertit, Patrisit dhe partneres së tij Tuna. E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Nora ka folur për herë të parë për kunatën e saj, duke thënë se e respekton atë.  “Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë.




Ka ndodhur një keqkuptim familjar siç e keni parë. E urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Nuk dua të flas për një skandal ku nuk jam e përfshirë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege. Por diçka personale s’ka ndodhur kurrë mes nesh”, u shpreh Nora, por vite më parë ato shiheshin kudo bashkë mediat shkruanin se ato ishin mikesha të pandara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.